Categories Lajme

Kërkoi lirimin me kusht, shtyhet sërish seanca për Zani Çaushin

Seanca e kësaj të premte në Gjykatën e qytetit juglindor për ‘të fortin’ e Vlorës, Zani Caushi është shtyrë sërish pasi nuk është paraqitur as avokati dhe as prokurori, por vetëm i dënuari. Ish-kreu i bandës së Vlorës në vitin 1997, Zani Caushi u rikthye sërish në Gjykatën e Korçës pasi kërkon lirinë me kusht. Ai nëpërmjet avokatit të tij ka kërkuar një përllogaritje të viteve të dënimit pasi pretendon se i duhen quajtur edhe ato në paraburgim.

Gjykata e Korçës ka vendosur ta administrojë të gjithë dosjen për të dalë në fund me një përfundim ose jo për Zani Caushin. Në fakt, Caushi ka kërkuar të lirohet nga burgu dy herë këtë vit. Njëherë për shkak se pretendonte se ka kryer 25 vite burg dhe është rehabilituar duke shtuar faktin se ishte dhe familjar. Ai kërkoi lirim me kusht por u tërhoq. Më pas ngriti tezën se duhet t’i njihen vitet në paraburgim dhe duhet të lirohet. Zani Caushi është i dënuar me burgim të përjetshëm teksa e vuan në burgun e Drenovës në Korçë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME