Categories Lajme

Kërkoi ndryshim të masës ‘Pezullim nga detyra’, SPAK i kthen përgjigje ‘JO’ mjekut Edvin Prifti

Gjykata e Posaçme rrëzon për të disatën herë kërkesën e mjekut të njohur Edvin Prifti për ndryshim të masë së sigurisë “Pezullim nga detyra”.

Ish-shefi i repartit të Kardiokirurgjisë, po hetohet nga SPAK nën dyshimet se ka abuzuar me tenderat në qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, çka ka gjasa të zgjerojë rrethin e bluzave të bardha apo zyrtarëve të tjerë të përfshirë ne veprimtari kriminale.

Kardiokirurgu është nën hetim prej muajsh, për korrupsion e pastrim parash, pasi ra në rrjetën e përgjimeve teksa prokuroria hetonte rastet e korrupsionit në gjykatën e Krujës, ku sekretarja e këtij institucioni fliste për ryshfet për operacionin e nënës.

Mjeku u pezullua fillimisht nga ushtrimi i profesionit, por gjatë kontrollit në shtëpi e zyrë iu gjetën gjysmë milioni euro, prej nga u ngritën dyshime edhe për vepra të tjera penale.

Në vazhdim, prokurorët specialë këqyrën telefonin e Priftit, kompjuterin e punës dhe një lap top, ku zbuluan të dhëna të reja që i orientuan prokurorët specialë të hedhin sytë nga tenderat. Lidhur me këtë fakt, Prokuroria ka zgjatur me gjashtë muaj hetimet për kardiokirurgun.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME