Categories Lajme

“Kërkoj llogari për secilin që me pagë shtetërore ka arritur të bëhet milioner”

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka mbrojtur të mërkurën ligjin për përdorimin e gjuhëve për të cilin raporti i Komisionit të Venecias kishte vërejtje të shumta.

Në fjalimin e fundvitit të Kuvendit maqedonas, Pendarovski tha se megjithatë Komisioni i Venecias nuk ka dalë me qëndrimin se ligji është antikushtetues dhe se dispozitat e tij madje janë më të larta se ato të konventave ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.Por, ai ka tërhequr vërejtjet nga vështirësitë që mund të dalin në zbatimin e tij në praktikë, në veçanti në gjyqësor, që ishte edhe një nga vërejtjet kryesore të Komisionit të Venecias.

“Juristët e lartë evropianë me të drejtë thonë se shteti ynë në këtë moment nuk ka kapacitet dhe resurse që t’i zbatojë këto standarde në proceset gjyqësore dhe drejtuese. Me fjalë të tjera, çfarë fitohet nga ligji nëse dispozitat e tij mbeten vetëm në letër”, ka deklaruar presidenti Pendarovski.

Ai ka kritikuar edhe zhvillimet në gjyqësor duke kërkuar përgjegjësi për secilin që me pagë shtetërore ka arritur të bëhet milioner, shkruan “Rel”.

“Thuajse tri dekada jemi shtet i pavarur, por ende asnjë politikan i lartë apo afarist i pasuruar brenda një nate nuk ka përfunduar pas grillave, kurse aty duhej të përfundonin më shumë se një. Perceptimi te qytetarët është se vetëm të varfrit dhe njerëzit që janë në margjina pa ndonjë relacion me ndonjë pushtet mbajnë përgjegjësi madje edhe për vepra penale për asgjë”, ka theksuar Pendarovski.

Kreu i këtij shteti ka kërkuar nga të gjitha institucionet shtetërore por edhe faktorë të tjerë që bashkërisht të punojnë për arritjen e synimit kryesor të vendit, anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME