Categories Lajme

Kërkoni punë dhe keni një ide biznesi, shteti jep 500 mijë lekë për ta zbatuar

Çdo person që është i papunë dhe është i regjistruar si punëkërkues pranë zyrave të punës dhe që ka një ide biznesi do të mund të përfitojë 500 mijë lekë nga shteti në formën e subvencionit, për t’i dhënë jetë kësaj ideje. Në fletoren zyrtare është publikuar programi 1 vjeçar që ka si synim nxitjen e vetëpunësimit, për të gjithë të papunët e regjistruar. Nga ky program personat do të përfitojnë grantin për ngritjen e biznesit deri në masën 500 mijë lekë. Ky program i hartuar nga Ministria e Financave do të zbatohet dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive. Ndërkohë për të aplikuar duhet të plotësosh disa kritere:

a) Është punëkërkues i papunë i regjistruar në strukturën vendore të punësimit; b) Ka një ide biznesi, e cila nuk është në kundërshtim me kriteret e konkurrueshmërisë, të përcaktuara në dispozitat e Kodit të Punës dhe që deklarohet në bazë të një formulari të posaçëm, i cili përmban: përshkrimin e idesë së biznesit; relevancën (rëndësinë);

iii. burimet e nevojshme për realizimin e biznesit; vlerësimin e gjendjes së mjediseve ku do të zhvillohet biznesi. Një punëkërkues mund të përfitojë vetëm një herë nga ky program. Agjencia kombëtare do te ndjek të gjithë hapat e këtij programi, dhe pas hapjes së thirrjes për aplikime të gjithë punëkërkuesit do të kenë 30 ditë afat për të aplikuar duke paraqitur këto dokumente:

a) Formularin e aplikimit, i cili duhet të përmbajë: projektidenë e detajuar të biznesit; vetëdeklarimin mbi plotësimin e kushteve të programit dhe marrjen e përgjegjësisë në rastet e deklarimeve të rreme; iii. deklaratë për të autorizuar strukturën përkatëse të punësimit të kërkojë apo të gjenerojë on-line dokumentacionin e nevojshëm për verifikimet e përputhshmërisë. b) Vërtetimin që personi nuk ka detyrime tatimore;

c) Kopjen e dokumentit identifikues. Më pas do të jetë struktura rajonale e punësimit, në bashkëpunim me ofruesit e arsimit dhe formimit profesional, që do të hartojnë brenda 5 planin e zhvillimit të trajnimit për sipërmarrjen dhe zhvillimin e planeve të biznesit, dhe per 10 ditë fillon trajnimi, dhe pas 3 javësh i nënshtrohen provimit. Më pas Agjencia kombëtare e punësimit dhe aftësive shpall listën e fituesve dhe fituesit Do të kenë 5 ditë afat për të regjistruar biznesin në QKB. Nga ana tjetër të gjithë ata që shkelin kontratën për përfitimin e grantit dhe zbatimin e programit ata janë te detyruar të kthejë 100% të mbështetjes financiare të përfituar deri në atë moment.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME