Categories Lajme

“Kërkuam kamera dhe tabela”/ Rruga e “mallkuar” në Itali ku u shua familja shqiptare

Banorët e zonës kishin kërkuar shumë herë që rruga të rregullohej, të pajisej me kamera dhe tabela që kufizonin shpejtësinë, por autoritetet nuk kishin ndërhyrë. LEXO KETU

Rruga e “mallkuar” në rajonin e Reggio Emilia-s, në Itali, mori mbrëmë jetën e 4 anëtarëve të një familjeje shqiptare, pas aksidentit të rëndë. Makina me të cilën po udhëtonin 5 anëtarët e familjes doli nga rruga dhe u përplas me një shtëpi të pabanuar. Nëna 22-vjeçare, djali i saj 2 vjeç, ndërruan jetë ndërsa babai që po drejtonte makinën u transportua në gjendje të rëndë në spitalin Reggio Emilia. Dy viktimat e tjerë janë vëllai (12 vjeç) dhe motra (8 vjeçe) e 22-vjeçares.

Viktimat u identifikuan si: Shane Hyseni, hy 22 vjeçe, Mattias Lame, 2 vjeç, Rejana Hyseni, 8 vjeçe dhe Resat Hyseni 11 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 në Via Emilia midis Cadé dhe Villa Gaida, ndërsa babai që po drejtonte automjetin tip ‘Fiat Stilo’ humbi kontrollin, doli nga rruga dhe u përplas me një shtëpi.

“Kërkuam kamera dhe tabela”/ Rruga e “mallkuar”

Zjarrfikësit në vendin e aksidentit

Menjëherë pas ngjarjes, forcat zjarrfikëse shkuan në vendin e ngjarjes për të nxjerrë trupat nga makina e shkatërruar.

Policia italiane po punon për të ndërtuar dinamikën e aksidentit. Sipas të dhënave të para, mësohet se makina ishte me shpejtësi kur doli nga rruga. Rruga alternative ku ndodhi aksidenti është shumë e frekuentuar nga shoferët kur autostrada është e mbingarkuar.

Tani, pas aksidentit fatal për jetën e 4 personave, banorët kujtojnë se kanë kërkuar shpesh nga institucionet që të vendosen kamera shpejtësie dhe limiti të jetë 30 km/h në zonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë: Do t’i bashkohem protestës

Eurodeputetja italiane , pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME