Categories Lajme

Përurohet zyra e parë digjitale e punësimit për personat me aftësi të kufizuara

U përurua sot zyra e parë digjitale e punësimit, e cila iu vjen në ndihmë personave me aftësi të kufizuara në kërkim të një vendi pune. Kjo zyrë u ndërtua nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) në bashkëpunim me Vodafone Albania, si pjesë e kontributit për zhvillimin ekonomik e social në vend dhe impenjimit që askush të mos mbetet pas.

Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania, Katia Stathaki, drejtori i AKPA-s, Klevis Hysa si dhe persona me aftësi të kufizuara në lëvizje, shikim e dëgjim, të cilët janë edhe përfituesit direkt të këtij investimi.

Ambientet janë transformuar, duke i bërë sa më të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuara, falë hapësirave e sinjalistikës përkatëse. Për personat me aftësi të kufizuara në lëvizje janë vendosur në hyrje një derë automatike dhe një rampë, sipas standardeve të përcaktuara. Gjithashtu është krijuar një zonë vetshërbimi, teksa mausi ergonomik u vjen në ndihmë këtyre personave për të aksesuar lehtësisht shërbimet online. Kompjuteri brail përdoret nga njerëzit me vështirësi në shikim për të aksesuar shërbimet publike në internet. Nëpërmjet pajisjes daisy reader dëgjohen mesazhet zanore, të cilat shpjegojnë të gjitha shërbimet dhe procedurat e Zyrës së Punës. Zona e vetshërbimit, asistuar edhe nga personeli i zyrës, do t’i ndihmojë personat që nuk flasin apo nuk dëgjojnë me takime virtuale.

“Në Vodafone Albania kemi Kontratën Sociale, e cila nuk është gjë tjetër veçse përpjekja jonë për t’i kthyer mbrapsht shoqërisë. Kjo zyrë digjitale punësimi për personat me aftësi të kufizuara është thjesht një shembull i Kontratës Sociale. Vitet e fundit kemi investuar në shoqërinë shqiptare më shumë se 6 milionë euro, pasi besojmë se kompania jonë duhet të përparojë paralelisht me shoqërinë”, u shpreh Katia Stathaki, CEO e Vodafone Albania, e cila shtoi gjithashtu se kjo zyrë nuk është e vetmja mënyrë se si Vodafone kontribuon në Shqipëri për personat me aftësi të kufizuara. Aktualisht në këtë kompani janë të punësuar disa persona me aftësi të kufizuara, si në rrjetin e dyqaneve, ashtu edhe në zyrat qendrore të kompanisë. Vodafone beson se secili ka vendin e vet në shoqëri e se gjithkush mund dhe duhet të kontribuojë në komunitet.

Ndërkohë, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj u shpreh se aksesueshmëria në zyrat e punës është shumë e rëndësishme. “Kjo zyrë digjitale punësimi është e para, por nuk duhet të jetë e fundit. Është e rëndësishme që zyra të aksesueshme të mos ndërtohen vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera, ku mundësitë janë më të vogla. Falenderoj Vodafone Albania për mbështetjen, pasi kemi një vit që flasim për këtë bashkëpunim dhe më në fund e bëmë realitet. Personat me aftësi të kufizuara janë prioritet, ndaj duhet të punojmë të gjithë së bashku për t’u ofruar shërbime më të mira, punësim e formim profesional.”

Të pranishmit panë nga afër se si funksionojnë pajisjet në zyrën digjitale të punësimit, duke u bërë kështu dëshmitarë se si teknologjia mund të transformojnë jetën e personave me aftësi të kufizuara e për rrjedhojë, të gjithë komunitetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë: Do t’i bashkohem protestës

Eurodeputetja italiane , pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME