Categories Lajme

Dyfishohen punonjësit e huaj në Vlorë, shumica nga India, Bangladeshi dhe Egjipti

Mungesa e fuqisë punëtore në Vlorë i ka detyruar bizneset të kërkojnë punëtorë të huaj. Në shumë sektorë ka vazhdimisht vende të lira punë dhe sipërmarrësit kanë punësuar punëtorë nga India, Nepali, Bangladeshi dhe Egjipti.

Gjinovefa Xhori, specialiste e drejtorisë rajonale të punësimit në Vlorë, konfirmon se këtë vit janë dyfishuar kërkesat për leje punë për punëtorë të huaj

Kanë ardhur kërkesa nga sektori i ndërtimit, industri mekanike, hoteleri-turizëm dhe fasoneri. Sipërmarrësit kanë kërkuar pajisen me leje pune për shtetas me shtetësi të ndryshme, indiane, nepaleze, bangladeshase, turke, egjiptiane.

Egjiptianët punojnë në peshkim, bangladeshasit në sektorin e ndërtimit, indianët në fasoneri.  Në krahasim me vitin e kaluar ka më shumë interes.”

Specialistja bën të ditur se gjatë këtij viti kanë kërkuar leje punë dhe shtetas të tjerë të huaj të cilët kanë hapur sipërmarrje të vogla.

“Kemi dhe një kategori tjetër që pajisen me leje pune, siç janë sipërmarrësit që operojnë në sektorin e pasurive të paluajtshme ose të aktiviteteve të operatorëve turistikë. Janë të vetëpunësuar shtetas nga Rusia dhe Ukraina.”

Në Vlorë aktualisht janë të punësuar me kontrata 6 mujore deri 1 vjeçare, 250 shtetas të huaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME