Categories Lajme

Kërpudha tibetiane, mrekullia që shpëton jetë, ja rëndësia e saj në organizëm

Kjo bimë vjen nga shumë larg, ajo është kërpudha tibetiane. Kështu quhet receta, që po përhapet së fundmi në vendin tonë, ardhja e së cilës ende nuk ka autor e bashkë me të një fletë formati, ku janë shënuar të gjitha mënyrat e përdorimit të kurës, vetitë kuruese të saj, si dhe përgatitjen e recetës.

Ajo duket tamam si një legjendë e largët, nga e cila njerëzit presin shpëtimin. Përse përdoret kërpudha tibetiane Rregullon dhe ekuilibron sistemin imunitar të trupit. Shëron sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, si dhe shpërbën kolesterolin (yndyrën) në enët e gjakut. Shëron sëmundjet e pankreasit, mëlçisë dhe shpretkës. Pastron rrugët e kalimit të lëngut biliar (të fshikëzës së tëmthit) dhe tret gurët e formuar aty. Shëron sëmundjet e veshkave dhe kontrollon rrugët urinare. Shëron sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, zhduk ulçerat Forcon veprimin e antibiotikëve dhe mjekon pjesët e infektuara në të gjithë organizmin.

Rregullon tensionin e gjakut. Mjekon kancerin dhe pengon zhvillimin e metastazave. Pengon plakjen e shpejtë. Heq dobësinë trupore dhe lodhjen nga stresi. Përmban çdo vitaminë të nevojshme për jetën. Kosi prej kërpudhe Nuk ka as erë as shije të ndryshme nga kosi që blemë apo zëmë nëpër shtëpi, vetëm se nuk është si ai që “pritet me thikë”. Lela, gruaja që përdor kërpudhën tibetiane, na tregon se si ajo përgatit kosin që e pi çdo natë në vend të ilaçeve. “Në një enë hedh 250 gram qumësht të pazier që duhet të jetë në temperaturën e ambientit, është e këshillueshme që qumështi të mos ketë shumë yndyrë. Pas kësaj, fus në enë kërpudhën, dhe enën e mbuloj me napë.

Pas 24 orësh heq napën dhe qumështi është i kthyer në kos” – vijon Lela, duke shtuar se kërpudhën e shpëlan me ujë të bollshëm dhe e rifut sërish në qumësht. Ajo nuk nguron të na shpjegojë se, kjo kërpudhë nuk duhet të takojë në metal dhe ushqimi i saj i vetëm edhe kur nuk e përdor kosin e kërpudhës është qumështi.

Gruaja beson në mrekullinë e kërpudhës tibetiane, duke shtuar se edhe nëse kjo nuk e shëron keq nuk i bën ta pijë. Historia e kërpudhës Është e çuditshme kur mendon se kërpudha e mbajtur në qumësht çdo 17¬të ditë rilind një tjetër kërpudhë. E kjo është mënyra e përhapjes së magjisë së re, e cila po kalohet dorë më dorë. Kërpudha tibetiane çdo 17 ditë ka ciklin e shtimit dhe pjesa e re pritet dhe i jepet një njeriu që ta kërkon, në të kundërt flaket.

Kështu është bërë e mundur përhapja e saj, nga e cila dhjetëra njerëz kërkojnë shërimin. E bashkë me formatin ku shkruhet gjerë e gjatë për përdorimin, në fund gjendet edhe një shënim i vogël mbi historinë e zbulimit të kësaj kërpudhe. Kjo kërpudhë rritet nga priftërinjtë tibetianë. Në Evropë, kërpudhën tibetiane e solli një profesor i Klinikës Universitare të Gleivitzit në Poloni.

Ky i fundit, gjithmonë sipas rrëfenjave, punonte që prej 5-vjetësh në Indi, ku edhe u sëmur nga kanceri në mëlçi. Ai u mjekua me këtë kërpudhë nga priftërinjtë dhe, u kthye nga India plotësisht i shëruar. Ky profesor ka qenë edhe përhapësi i kërpudhës magjike në Evropë, e cila veç qumështit nuk do kujdes tjetër

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME