Categories Lajme

“Këta duan vetëm lekë”, rrëfehet motra e pacientit që u hodh nga Sanatoriumi

Në emisionin me “Zemër të Hapur” u diskutua mbi vetëvrasjen e pacientit Leonard. Sh., ish-i përndjekur politik që i dha fund jetës më 29 nëntor duke u vetëhedhur nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Në studion e emisionit, ishin vëllai i të ndjerit, motra nga italia dhe ish-bashkëshortja e tij. Ata pohuan se gjendja e tij nuk ishte e rënduar, por se kishte dashur vetë të shkonte në spital. Motra e tij tregoi edhe telefonatën e fundit me Leonardin, duke u shprehur se i kishte rrëfyer faktin që në spital i kërkonin para.

Vëllai i Leonardit: Të shtunën në drekë e kanë marrë me ambulancë, ka shkuar nga Lezha në “Shefqet Ndroqi”, se çfarë kure i kanë dhënë ne nuk dimë asnjë lloj gjëje. Ne nuk kena nevojë me rrejt, vëllai ka qenë shumë i qetë, jo me nerva. Se kura që mori në Shkodër ishte shumë e mirë, atje i bënë trajtim të mirë. Evis Ahmeti: Pse shkoi në spital? Ish-bashkëshortja, Irena: Nuk ishte i sëmurë për të pasur frikë se do vdiste.

Djemtë e mi ishin të revoltuar nga veprimi i të atit se pse shkoi në spital kur nuk ishte për spital. Ai ka pasur kollë. Pasojat e burgut i ka pasur jo vetëm në tru, por dhe në trup. Ka pasur probleme me mushkëritë. Motra e Leonardit, Merita: Unë kam folur për herë të fundit me të në 3 e 18 minuta në Viber. Më mori ai në fakt. Ajo ishte telefonata e fundit. Kam pas folur përditë se kishim lidhje shumë të afërt.

Evis Ahmeti: Si ishte situata? Motra e Leonardit, Merita: Kishte oksigjenin, kollën nuk e dëgjova në fakt. Ditën që më mori në ambulancë ishte edhe një infermiere me të. Mirë, i thashë, po rrimë në kontakt bashkë. Pas atij momenti njoftova edhe vëllain tjetër, dhe pastaj edhe një shoqen time.  Më tha edhe që do i jap doktoreshës numrin tënd për konsultime. Atij i dukej sikur nuk i bëhej shërbimi nga infermierët. Në tualet shkonte vetë, nuk është se ishte në shtrat. Më tha edhe që këtu duan vetëm lekë, më shohin për lekë. I thashë sa lekë ke? Ai më tha kam 80 apo 90 mijë lekë shqiptare me vete. Unë i thashë jepja se t’i nis motra urgjent.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME