Categories Lajme

Këta janë dy vëllezërit nga Kosova që ndodhen nën gërmadhat e hotelit, kishin arritur në Durrës pak orë para tërmetit

Gjatë ditës së djeshme kanë marrë rrugë për në Shqipëri. Por sot fati i dy vëllëzërve nga fshati Livoç i komunës së Gjilanit, ende nuk dihet. Ata dyshohet se kanë mbetur nën rrënojat e një kompleksi pas tërmetit që mbrëmë goditi Durrësin.

Vëllezërit Shemsedin e Isa Abazi besohet që disa orë gjenden nën rrënoja. Ekipet e emergjencës janë duke bërë përpjekjet maksimale për nxerrjen e këtyre dy personave të cilat sipas autoriteteve atje janë lokalizuar, mirëpo që ende nuk janë nxjerrë nga gërmadhat.

Të dy vëllezërit besohet se kanë qenë vizitor në Durrës në momentin tragjik kur ndodhi tërmeti.

Ndërkohë deri më tani, në bazë të autoriteteve shqiptare nga tërmeti kanë mbetur të vdekur të paktën 13 persona si dhe janë lënduar më shumë se 600 persona. Besohet se afro 20 tërmete e kanë goditur që nga mbrëmë Shqipërinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME