Categories Lajme

Turqia nis ndihmat pas tërmetit në Shqipëri

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka dërguar dy maune me çadra, batanije dhe mjete të higjienës, bashkë me tetë ekspertë për fatkeqësi natyrore në Shqipëri e cila mëngjesin e sotëm u godit nga një tërmet shkatërrues, transmeton Anadolu Agency (AA). Në njoftimin nga Gjysmëhëna e Kuqe thuhet se tërmeti me magnitudë prej 6,4 ballësh ka ndikuar negativisht në kryeqytetin e Tiranës dhe qytetin e Durrësit. Në kuadër të kësaj, Gjysmëhëna e Kuqe, si dorë e mëshirës së Turqisë, ka përfunduar të gjitha përgatitjet për të ndihmuar popullin shqiptar, ku tërmeti ka shkatërruar shumë ndërtesa.

Në dy maunet e përgatitura nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke janë ngarkuar 120 çadra me kapacitet prej 1.000 personash, 2.500 batanije dhe 1.000 pako të higjienës. Ekipi i Gjysmëhënës së Kuqe Turke gjithashtu ka bërë planifikimin e një pako urgjente të ushqimit për 2.500 persona, ndërsa pasi të arrihet në rajon, produktet ushqimore që nevojiten do të sigurohen nga vendi, pas së cilës do të vazhdohet ndihma ndaj viktimave të tërmetit. Në këtë operacion humanitar ku do të marrin pjesë 8 ekspertë për fatkeqësi natyrore, në rast të nevojës, gjiithashtu do të jepet ndihmë shtesë nga depot e Delegacionit Bullgar të Gjysmëhënës së Kuqe Turke.

Kerem Kınık: “Me Kryqin e Kuq të Shqipërisë jemi gjithmonë në kontakt”Kreu i Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë, Dr. Kerem Kınık, tha se që nga momenti i parë i tërmetit janë duke ndjekur zhvillimet nga afër. “Me Kryqin e Kuq të Shqipërisë jemi gjithmonë në kontakt. Dy maune bashkë me 8 ekspertët tanë janë nisur. E njoftuam Kryqin e Kuq se jemi të gatshëm për më shumë ndihma. I urojmë të shkuara popullit vëlla shqiptar”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME