Categories Sport

Këta janë nëntë lojtarët që Jurgen Klopp i shndërroi në yje

Jurgen Klopp sot llogaritet si njëri nga trajnerët më të mirë në botë. Trajneri gjerman ka një stil të veçantë se si përgatitë skuadrën për një ndeshje futbolli, nuk ka lojë defanzive tek ai, ndërsa tifozët dëfrehen me atë që tregojnë lojtarët e tij në fushë, shkruan lajmi.net. Klopp ka shndërruar shumë lojtarë në yje për të cilët në ditët e sotme flitet shumë. Sipas portalit të njohur për statistika ‘Squawka’ këta janë nëntë lojtarët që Klopp i shndërroi në yje.

Mats Hummels, iu bashkua Dortmundit nga Bayerni ndërsa kaloi shtatë sezone në ‘Signal Iduna Park’ para se të kthehej përsëri në klubin e fëmijërisë. Mario Gotze, shkëlqeu nën urdhërat e Jurgen Klopp, ndërsa kur u kërkua nga Bayerni nuk hezitoi dhe kaloi te bavarezët dhe më pas në takimin e zhvilluar ndërmjet këtyre dy skuadrave në Dortmund ai shënoi kundër ‘Milionerëve’. Philippe Coutinho, pas ardhjes së Jurgen Kloppit te Liverpool u bë edhe më i mirë se që ishte nën urdhërat e Brendan Rodgers. Braziliani u shit për te Barcelona në merkaton e janarit.

Shinja Kagawa, është lojtari tjetër që shkëlqeu me Kloppin, ai shënoi 12 gola në 28 ndeshje në sezonin e tij të parë te Dortmundi duke marrë vëmendjen e shumë skuadrave evropiane, me Man Utd që fitoi shërbimet e tij. Roberto Firmino, erdhi me shumë bujë në kohën e Rodgers, por ai nuk arriti të nxjerrë më të mirën nga braziliani. Klopp arriti që ta shndërrojë brazilianin në njërin nga lojtarët kyç të Liverpoolit.

Illkay Gundogan, ishte numri ‘8’ më i mirë në Evropë gjatë kohës së tij te Dortmund me Kloppin që arriti ta shndërrojë atë në një mesfushor shumë të mirë. Tani Gundogan është pjesë e Man Cityt. Marco Reus, u transferua nga Klopp te Dortmund në vitin 2012, por ishte pafat pasi pësonte vazhdimisht lëndime. Gjatë periudhës kur ishte shëndoshë e mirë ai shkëlqente në fushë duke qenë njëri nga anësorët më të mirë në botë.

Robert Lewandowski, ishte afër që t’i bashkohej Blackburnit në vitin 2010, por kaloi te Dortmundi i Kloppit në atë kohë e më pas u bë njëri nga sulmuesit më të frikshëm në botë, duke ia shënuar Realit 4 gola në një takim në Champions League. Mohamed Salah, i cili kaloi verën e kaluar te Liverpool me kërkesën e Jurgen Klopp që e dëshironte me çdo kusht në skuadër anësorin egjipitan. sSalah qysh në sezonin e parë ka marrë vëmendjen kryesore pasi po kaloi një sezon fantastik duke realizuar 28 gola vetëm në Premierligë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME