Categories Lajme

Keta: Kandidatët për rektor dhe dekanë në universitete do të kontrollohen

Përfaqësuesja e Komisionit të zgjedhjeve në UT, Majlinda Keta është shprehur se rregullat në garën e drejtimit të universiteteve janë ashpërsuar. Sipas saj, të gjithë aspirantët e rinj që duan të kandidojnë  duhet të plotësojnë kushtet e integritetit të figurës.

“E para është që të kalojë filtrin e dëshmisë së penalitetit. E dyta është pastërtia e figurës, me institucionet përkatëse që ka organizuar shteti shqiptar, dhe me të gjithë elementët që duhen shmangur, raportimet me historinë e sigurimit të shtetit, etj etj. E së treti, vetëdeklarimi që lidhet me çështjen e kontrollit të plagjiaturës në punimet e tyre akademike të marrjes së titujve.

Problemi që unë mendoj nuk është thjesht 10%, por sfida e tyre duhet të jetë pjesëmarrja e lartë në votime. E kjo do të sillte më tepër ndikim në daljen e autoriteteve”, tha ajo.

Ajo deklaroi se rregullorja për zgjedhjet e drejtuesve në institucionet publike të arsimit të lartë nuk po hartohet nga Ministria e Arsimit. Kjo gjë i është lënë në dorë vetë personelit të universitetit.

“Interesi publik, në kuadër të autonomisë universitare, u takon atyre që quan parlamente akademike të bëjnë vendimmarrje për mbarëvajtjen e punëve të tyre”, shprehet Keta.

Rregullorja do të miratohet ditën e hënë në Senatin Akademik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME