Categories Lajme

S’ka më para në dorë për të sapolindurit, do zëvendësohet me ‘shporta e bebes’

Çeku prej pesë mijë lekësh në formën e një bonusi për çdo jetë të re që i shtohet qytetit, do të zëvendësohet me një shportë me produkte që do të blihen nga Bashkia. “Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Sociale, propozon që kostoja e parashikuar për një ‘Shportë bebeje’, të mos e kalojë shumën maksimale 5.000 lekë për çdo fëmijë të lindur që regjistrohet”. Kështu citohet në vendimin që do të merret nesër nga Këshilli Bashkiak, pa dhënë arsye për rrëzimin e atij të vitit 2007 për bonusin e të sapolindurit.

Çdo i porsalindur që vjen në jetë në një nga dy maternitetet shtetërore “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni”, nuk do të trajtohet më me bonusin e bebeve nga Bashkia.

Po çfarë përmban shporta?

Shporta përmban gjithë çfarë u duhet bebeve, që nga pelenat njëpërdorimshme, letrat e lagura, kremin, vajin, biberonin fals e deri te libërthi për kujdesin ndaj fëmijës në vitin e parë të jetës. Të gjitha këto blerje do të bëhen përmes prokurimit publik. Do të jenë përfaqësuesit e Bashkisë, ata që do të sigurohen që vlera e shportës të mos e kalojë shumën që jepte dikur Bashkia në formën e bonusit cash.

‘Shporta e bebes’ i jepet nënës nëse plotëson një nga kriteret e mëposhtme:

1. Të dy prindërit janë me vendbanim të përhershëm në Bashkinë Tiranë, dhe foshnja ka lindur në maternitetin publik “Mbretëresha Geraldinë” ose “Koço Gliozheni”. 2. Një prind është me vendbanim të përhershëm në Bashkinë Tiranë dhe foshnja ka lindur në maternitetin publik “Mbretëresha Geraldinë” ose “Koço Gliozheni”, thuhet në relacionin e projektvendimit të nisur për miratim në Këshill.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME