Categories Lajme

Këtë herë për ligjin e pronave, Komisioni i Venecias rikthehet të mërkurën në Tiranë

Pas vizitës 2 ditore për çështjen e shkarkimit të Presidentit Meta, një tjetër delegacion i Komisionit të Venecias do të mbërrijë në Tiranë nga 18 deri më 19 shtator 2019.

Kësaj here Komisoni i Venecias do të jetë në kryeqytet si pjesë e hartimit të një opinioni për ligjin e Pasurive të Palujtshme. Ekspertët e Komisionit të Venecias do të rikthehen të mërkurën në Tiranë, megjithatë edhe më parë   Ligji “Për Trajtimin e Pronës” është vlerësuar në përputhje të plotë me standardet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut nga Komisioni i Venecias.

Në vitin 2016 Gjykata Kushtetuese i kërkoi mendim Komisionit pas ankimit pranë kësaj gjykate nga shoqatat e pronarëve. Shoqatat e Pronarëve kanë çuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për pronat me pretendimin se bie ndesh me Kushtetutën dhe me Konventën Europiane të  Drejtave të Njeriut. Por nga ana e tyre Komisioni i Venecias ka argumentuar se ligji për trajtimin e pronave është në përputhje me standardet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Ndërkohë në agjendën e delegacionit thuhet se do të takohen  me deputetë, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, të Brendshme, të Financave dhe Ekonomisë, të Punëve të Jashtme, por edhe me Avokatin e Popullit dhe Avokatin e Shtetit, si edhe me përfaqësues të sistemit të drejtësisë, shoqërisë civile dhe të komunitetit ndërkombëtar.

Drafti  është në rendin e ditës për seancën plenare të Komisionit në Tetor 2019. Përgatitja e këtij projekt-opinioni financohet përmes kornizës së “Për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, një program i përbashkët i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, dhe zbatohet nga Këshilli i Evropës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME