Categories Lajme

“Këtë verë të pres në Vlorë”, ftesa e kryebashkiakut Leli për turistët vendas e të huaj

Vlora, qyteti bregdetar, një nga qendrat më të rëndësishme turistike, ku “bashkohen” Adriatiku e Joni, me një numër të madh atraksionesh kulturore dhe natyrore, na pret të gjithëve këtë verë. “Këtë verë të pres në Vlorë“, është video mesazhi që përcjell kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli në ftesë të turistëve vendas e të huaj për të vizituar qytetin bregdetar në jug të Shqipërisë. “Vlora ka pafund personazhe që dinë të servirin vlera dhe mbi të gjitha të na bëjnë krenarë për qytetin ku jetojmë dhe për çdo gjë tjetër që ne duam t’iu tregojmë të tjerëve dhe t’i bëjmë ata që të vijnë të vizitojnë Vlorën”, shprehet ai.

“Zgjohesh në mëngjes nën tingujt e valëve të detit, për të gjithë ne që trishtimi na ka dhënë kurajë për të shpresuar, për bukurinë që na kujton çdo ditë kush jemi, për historitë e konservuara në shpirtin e Labërisë, për të gjithë ne që jemi ndalur por ende lëvizim, për një qytet që i ika të gjitha, por nuk i mjaftojnë, për artizanët e mjeshtrat e gjithçkaje, për detin, dallgët, pulëbardhat e shpirtin e mirë, për ne që rezistojmë e përmirësohemi çdo ditë“, janë mesazhet që personazhe publike të këtij qyteti përcjellin për se cilin nga duke të ftuar të eksplorosh Vlorën dhe ta shijosh detin këtë vit. “Fari, udhërrëfyesi i detarëve le të jetë këtë herë udhërrëfyesi i të gjithë shqiptarëve për të zgjedhur Vlorën, si destinacionin turistik të kësaj vere. Ju presim në Vlorë. Le ta fitojmë këtë betejë së bashku”, shprehet kryebashkiaku Dritan Leli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë: Do t’i bashkohem protestës

Eurodeputetja italiane , pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME