Categories Kuriozitete

Qentë po bëheshin ushqim për njerëzit, ja si u zbuluan (FOTO)

Me dhjetëra qen, të rritur për t’u kthyer në ushqim për njerëzit, janë shpëtuar nga një fermë në Hongseong, në Korenë e Jugut, nga shoqata Humane Society International. Fermeri ishte bindur për të hequr dorë një herë e përgjithmonë nga rritja e qenve, të cilët ktheheshin në ushqim më pas për njerëzit. Ishte parashikuar që qentë të shpëtoheshin në fillim të muajit mars, por nuk u realizua për shkak të shpërthimit të pandemisë, ndërsa tashmë ata iu morën fermerit dhe u vendosën përkohësisht në një tjetër ambient. Pas kontrolleve veterinare dhe heqjes së masave që ndalojnë lëvizjen për shkak të pandemisë, qentë do të dërgohen në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada.

Prej më shumë se 40 vjetësh, Nakseon Kim, merrej me rritjen e qenve, por mes kundërshtimeve për vrasjen dhe ngrënien e qenve nga shumë organizata, ai u bind të hiqte dorë nga qentë e tij, shkruan a2cnn. “Mund të duket e çuditshme, por unë fillova të rrisja qenë pasi ata më pëlqenin. Megjithatë, mishi i tyre nuk është i preferuari për mua. Unë kisha disa qen dhe nisa t’i shtoja ata, kur arrita 20 apo 30, fillova të shisja”, është shprehur Kim, i cili tashmë do të merret me kultivimin e perimeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME