Categories Lifestyle

Këto 4 pyetje tregojnë se kush je në të vërtetë

Mendja juaj do të zbuloj personalitetin tuaj të vërtetë. Mos u habitni sa i saktë është ky test i personalitetit, edhe pse është shumë i shkurtër. Për të bërë këtë test iu duhet një letër, një laps dhe imagjinata juaj.

Do të funksionoj më së miri nëse përgjigjeni spontanisht, pra të shkruani përgjigjen e parë që iu vjen në mendje. Imagjinojeni veten se po notoni në oqean. Zhyteni nën ujë për të shikuar krijesat e oqeanit, dhe papritmas shihni një sirenë. Çfarë ngjyre është bishti i saj? Sirena nuk është e vetmja gjë që shihni, afër saj ajo ka një lloj kafshe ujore që noton me të. a është kafshë agresive apo e parrezikshme.

Zhyteni edhe më thellë dhe gjeni disa guaska. Njëra prej tyre të kap syrin sepse është e veçantë. Si duket guaska? A është e sheshtë dhe e lërueshme apo e lakuar në një formë interesante me thumba? Është koha të ktheheni në tokë të thatë. Notoni drejt bregut dhe arrini në plazh. Sa njerëz shihni përreth?

A jeni gati për përgjigjet?

Ngjyra e bishtit të sirenës tregon se sa të shoqërueshëm jeni. Ngjyrat e qeta si p.sh. blu ose e gjelbër tregojnë se jeni të turpshëm. Ngjyrat e ndezura si e verdha apo pink, tregojnë se jeni shumë të shoqërueshëm edhe me të huajt. Kafsha që patë simbolizon se si e zgjidhni një problem. Nëse keni imagjinuar një kafshë të qetë të parrezikshme, do të thotë se nuk keni frikë të shprehni mendjen dhe të mbroni veten. Nëse keni parë një predatorë, do të thotë se ju e shmangni konfliktin.

Guaska tregon se sa të hapur jeni me ata rreth juve. Një guaskë e thjeshtë e lërueshme tregon se nuk e keni problem të flisni për veten, shkruan lajmi.net. Një guaskë thumbore tregon se ju jeni shumë të mbyllur dhe nuk jepni shumë detaje për veten. Numri i personave në breg tregon sa miq keni. Nëse plazhi ishte plot me njerëz, do të thotë se ju jeni një person mjaft i shoqërueshëm dhe gjallëria e festës. Nëse patë shumë pak njerëz, do të thotë se keni pak miq të afërt. Nëse e menduat se jeni vetë në plazh, do të thotë se nuk i besoni shumë njerëzve rreth jush.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME