Categories Lifestyle

Këto gabime mos i bëni kurrë në mëngjes

Zgjimet në mëngjes janë gjithmonë të vështira, sidomos tani në periudhën e dimrit kur koha e keqe ju bën edhe më gjumashë në mëngjes. Por duhet të kuptoni që momenti kur zgjohemi është edhe më i rëndësishmi gjatë ditës, ndaj duhet bërë në një mënyrë që të mos keni asnjë shqetësim më vonë.

Pa dashur ne bëjmë disa veprime që kontribuojnë negativisht në energjinë tonë të ditës, ndaj dhe duhet t’i ndaloni sapo të kuptoni që ato shtojnë dhembjen e kokës. Më poshtë do t’ju tregojmë tre gabime të zakonshme që nëse edhe ju i bëni, duhet t’i eliminoni menjëherë.

Shtyrja e alarmit

Nëse ju mendoni se ato pesë apo 10 minuta që e shtyni alarmin do t’ju bëjnë që të ngopeni me gjumë, në fakt nuk është aspak kështu. Në momentin që nisni të flini sërish, do t’ju zërë një gjumë i thellë dhe sapo të vijë ky moment zilja do të bjerë sërish, çka do t’ju japë një ndjesi tronditjeje dhe nuk është aspak mirë për shëndetin e zemrës tuaj.

Kontrolli i email-it, gjëja e parë që bëni?

Mos u fusni direkt në gjendjen e punës, shkruan blitz.al. Largohuni nga kontrolli i email-it sepse do t’ju “prezantojë” me stresin që në mëngjes dhe kjo nuk është aspak gjë e mirë as për ditën tuaj dhe as për shëndetin.

Konsumimi i kafesë duke u veshur

Nëse jeni me nxitim, më mirë lëreni konsumimin e kafesë për një moment më vonë, sepse në rast se konsumoni kafe duke u veshur apo duke bërë diçka gati, shtohet hormoni i stresit dhe në vend që të shtoni energjinë tuaj, në fakt stresoheni edhe më shumë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME