Categories Lifestyle

Këto janë problemet shëndetësore që shkakton mungesa e vitaminës B12

Suplementët e vitaminës B12 përdoren kryesisht kundër stresit dhe për rritjen e nivelit të energjisë në organizëm. Kjo vitaminë ka aftësinë të përmirësojë performancën dhe funksionet mendore. Mungesa e saj nga ana tjetër shkakton shumë komplikacione.

Funksionet e Trurit Mungesa e vitaminës B12 tek të moshuarit është faktor nxitës për sklerozën dhe degjenerimin e funksioneve të trurit. Këtu përfshihet edhe skleroza e shumëfishtë dhe sëmundja e Parkinsonit.Depresion.
Nivelet e ulëta të kësaj vitamine shkaktojnë luhatje humori, depresion dhe ankth.

Marrja e suplementëve e rimëkëmb gjendjen e brendshme të njeriut në vetëm një javë. Ishemia dhe Sëmundjet Kardiovaskulare
Mungesa e kësaj vitamine ka lidhje të fortë me shfaqjen e ishemisë. Në mungesë të vitaminës B12, nivelet e homocisteinës në gjak janë shumë të larta.

Një gjë e tillë rrit rrezikun e ateroskleroës dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare. Anemia
Kur nivelet e vitaminës B12 janë të ulëta, organizmi e ka të vështirë të prodhojë rruaza të kuqe.Kësisoj, organizmi është më i predispozuar të preket nga anemia.

Ushqimet Më Të Pasura Me Vitaminë B12
Kjo vitaminë e rëndësishme gjendet në ushqime të ndryshme siç janë: peshku, mishi, shpendët, vevzët, qumështi dhe nënproduktet e tij. Vitamina B12 nuk gjendet tek ushqimet bimore por drithërat që konsumohen me qumësht në mëngjes janë të pasuruara me këtë vitaminë. Sardelet në veçanti janë të pasura me vitaminën B12 .Një sasi prej 150 gramë sardele përmban 200% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës B12.

Trofta është një shembull tjetër i një burimi të shkëlqyer të vitaminës B12.Një sasi prej 100 gramë troftë ofron 125% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës B12. Nga ana tjetër, një sasi prej 200 gramë salmon të pjekur ofron 80% të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine të rëndësishme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME