Mikrovala është zgjidhja më e shpejtë për të ngrohur aq ushqim sa konsumojmë dhe në këtë mënyrë nuk ngrohim të gjithë sasinë e ushqimit. Por duhet të kemi parasysh se ushqime të caktuara mund të bëhen toksike kur ngrohen në mikrovalë. Ajo që është më e rëndësishmja është që duhet të dini se cilat janë këto ushqime që nuk duhen ngrohur në mikrovalë dhe cilat duhen ngrohur pa na shkaktuar rrezik për shëndetin tonë.
Vezët e ziera
I mbuluar me lëvozhgën e saj ose jo, kur një vezë e zier është e gatuar në një mikrovalë, lagështia brenda është si një tenxhere me presion në miniaturë, deri në pikën ku veza mund të shpërthejë! Edhe më e frikshme, veza nuk do të shpërthejë brenda mikrovalës, ndërkohë që po nxehet, por më pas, që do të thotë që veza e nxehtë mund të shpërthejë në dorën tuaj, në pjatën tuaj apo edhe në gojën tuaj. Për të mos e kthyer vezën tuaj në një bombë me avull, priteni atë në copa të vogla para ngrohjes, ose më mirë akoma, mos e vendosni në mikrovalë fare.
Qumështi për fëmijën tuaj
Shumë nëna të reja e ruajnë qumështin e gjirit për përdorim të mëvonshëm, gjë që është e mrekullueshme, por deri në momentin që nuk e ngrohni në mikrovalë. Mikrovala mund të ngrohi disa pjesë të qumështit më shumë se të tjerat dhe në këtë mënyrë do ketë disa pika që doni të përvëlojnë fëmijën tuaj!
Orizi
Orizi nuk duhet ngrohur në mikrovalë. Sipas Agjencisë për Standardet e Ushqimit, ngrohja e tij në mikrovalë mund të çojë në helmim nga ushqimi.
Mishi i pulës
Gjëja më e rëndësishme që duhet të kuptoni në lidhje me mikrovalën është se nxehtësia e tyre nuk i vret bakteret, sepse ato ngrohin vetëm pjesën e jashtme të ushqimit. Si e tillë, disa baktere kanë rrezik më të lartë të shkaktimit të sëmundjes kur këto qeliza bakteriale mbijetojnë. Duke pasur parasysh këtë, ju nuk duhet të ngrohni mishin e pulës që është një burim për bakterin e salmonelës.