Categories Lifestyle

Këto ushqime ju sjellin lumturi

Gjendja shpirtërore ka lidhje të pashmangshme me ushqyerjen. Të gjithë studiuesit janë të mendimit se ushqimet që ne hamë ndikojnë direkt në ndjenjat tona, ndaj këshillon që të rishikoni pushtetin që ushqimet e shpejta kanë tek ju. Kemi ditë të mira dhe ditë të këqija dhe ushqyerja është patjetër një faktor i rëndësishëm në ndjenjat tona. A mundemi ne të planifikojmë ushqyerjen tonë që të kemi një ditë të mirë? Patjetër që po. Marrëdhënia mes ushqimit dhe humorit është e ndërlidhur nëpërmjet transmetuesve nervorë siç është serotonina dhe kimikateve organikë siç janë dopamina dhe norepinefrina.

Ushqimi ka një ndikim të drejtpërdrejtë në gjendrat hormonale në tru, duke influencuar sasinë e prodhimit të këtyre hormoneve. Një studim i vitit 2015 i publikuar në revistën “Nutritional Neuroscience” ekzaminoi lidhjen mes ushqyerjes dhe luhatjeve të humorit tek të rriturit. Rezultatet konfirmuan që një ushqyerje me yndyrna të ngopura dhe shumë kalori shkaktonte depresion. Cilët janë ushqimet që na gjallërojnë shpirtin apo ato që na prishin humorin? Gjatë tretjes, proteinat shpërbëhen në aminoacide. Transmetuesit nervorë që formohen me këto aminoacide na mbajnë zgjuar, rrisin nivelet e energjisë dhe e shfrytëzojnë plotësisht atë. Peshku, mishi dhe shpendët renditen si ushqime me nivel të lartë proteinash. Nëse nuk merrni mjaftueshëm aminoacide, atëherë do të prekeni nga depresioni.

Po ashtu edhe nga humbja e përqendrimit, prishje të ekuilibrave hormonalë dhe çrregullime të gjumit. Karbohidratet përshpejtojnë qarkullimin e gjakut dhe na ofrojnë qetësi. Studimet kanë treguar se njerëzit që mbajnë dietë për 2 javë duke ulur nivelin e karbohidrateve, përballen me rrezikun në rritje të depresionit pas përfundimit të dietës. Ushqimet që përmbajnë karbohidrate janë buka, biskotat me kripë, makaronat, frutat dhe drithërat. Karbohidratet e mira janë ato që nuk përpunohen duke u zbardhur.

Studimet kanë treguar që mungesa e acidit folik mund të shkaktojë depresion. Studime të zgjeruara kanë provuar se pacientët që vuanin nga depresioni kishin nivele të ulëta të acidit folik në organizëm. Një racion me spinaq ose një gotë me lëng portokalli ka fuqinë të parandalojë depresionin. Gjendja e mërzitjes rritet kur qelizat nuk reagojnë ndaj insulinës si pasojë e sheqernave dhe yndyrnave të tepërta. Shkencëtarët pranojnë që rezistenca ndaj insulinës shkakton depresion.

Molla dhe rrushi janë të pasur me fruktozë. Mjekët rekomandojnë të kini kujdes kur konsumoni këto fruta dhe të shmangni pijet me aciditet të lartë, kosët me shije të ndryshme shtesë, ëmbëlsirat, biskotat e thata, dhe drithërat. Ata rekomandojnë konsumimin e frutave me pak fruktozë siç janë luleshtrydhet. Triptofani rrit serotoninën e njohur ndryshe si hormoni i lumturisë. Rekomandohet të konsumoni arra, tërshërë dhe djathë që të plotësoni nevojën për triptofan.

Me rritjen e niveleve të hormonit të lumturisë, shuhet uria. Për më tepër, niveli i triptofanit bie gjatë çrregullimeve me gjumin dhe depresionin. Çokollata përmban një susbstancë të quajtur phenylethylamine e cila ndërvepron me endorfinën. Ka të dhëna shkencore që provojnë se çokollata ka një ndikim pozitiv në humorin e njeriut pavarësisht sasisë së madhe të sheqerit, yndyrës, kafeinës dhe substancës së lartpërmendur.

Sheqeri tek çokollata shkakton sekretimin e serotoninës ndërkohë që yndyrnat nxisin sekretimin e endorfinës. Ky kombinim shkakton një fenomen të njohur si “lumturia optimale e trurit.” Kafeina tek çokollata ofron një ndikim të përkohshëm gjallërues tek njeriu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME