Categories Kuriozitete

Këtu i kalon pushimet Kancelarja Merkel

Nuk ka surpriza as sivjet. Kancelaria gjermane vazhdon të bëjë pushimet te i njëjti vend në Tirolin e Jugut prej mbi një dekade, transmeton Gazeta Metro.

Gjithkush e meriton të pushojë, gjithashtu edhe Angela Merkel (65 vjeç, CDU). Pas ndryshimeve stresuese në Ministrinë e Mbrojtjes dhe pas dridhjeve të saj në pritjet publike, kancelarja me siguri e ka fituar paqen e saj. Ajo dhe bashkëshorti, Joachim Sauer (70 vjeç), tani po kalojnë disa ditë në një hotel në Sulden në Tirolin Jugor. Pushime me panoramë malore.

Sulden (italisht: Solda) është një fshat me mbi 400 banorë në malet e Tirolit. Atje, legjenda e alpinizmit Reinhold Messner (74 vjeç) ka krijuar një vend të rehatshëm dhe po rrit një tufë bagëtish. Merkel dhe Messner janë janë miq prej shumë vitesh. Për Merkelin, ky fshat ndoshta rrezaton diçka idilike- ai e tërheq përsëri e përsëri atë. Kancelarja pëlqen të endet, Solda duket se është perfekte për këtë.

Kur Merkel udhëton për pushime, atëherë vjen edhe helikopteri! Nga Bayreuth (Merkel vizitoi festivalin ‘Richard Wagner’ atje) ajo u nis me mjet të policisë federale dhe zbarkoi të hënën pasdite në aeroportin e Innsbruck. Prej atje ajo udhëtoi me makinë drejt fshatit Solda, njofton agjencia italiane Ansa. Në Bayreuth nisën të ziejnë thashethemet: Pse Merkel erdhi vetëm? A e la ajo në shtëpi bashkëshortin, Joachim Sauer (profesioni: profesor kimie)?

Përgjigjia: Jo! Ai mbërriti më vonë. Përveç Kancelarës, një tjetër personazh i famshëm politik është aktualisht në Tirolin e Jugut: presidenti federal Frank-Walter Steinmeier (63 vjeç) po i kalon pushimet e tij në komunën e Rittenit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME