Categories Lifestyle

Ja pse disa njerëz vishen vetëm me të zeza

Në mos në shoqëri, në punë a në shkollë duhet të keni dikë që vesh gjithnjë të zeza. Në ditë të mira mund ta shihni me diçka gri ose maksimumi kafe. Por pse? Pse e limitojnë veten në një ngjyrë, kur ka paleta të pafundme në botë? Siç tregojnë vetë ata, njerëzit vishen vetëm me të zeza për disa ose të gjitha arsyet e mëposhtme:

E zeza shkon me gjithçka. Preferojnë të shpenzojnë për çanta e këpucë, prandaj blejnë bluza të zeza të thjeshta.

Nëse ju pëlqen diçka në dyqan, shanset janë që e kanë dhe në ngjyrë të zezë. Është shumë e thjeshtë të kombinohesh në mëngjes, sepse gjithçka është e zezë dhe shkon me gjithçka

E zeza u shkon të gjithëve dhe të tregon më të dobët. E zeza është ngjyrë e lumtur, neutrale dhe e trishtë në të njëjtën kohë.

Këto janë arsyet sipërfaqësore, por në thellësi, ja ç’i bën njerëzit të vishen vetëm me të zeza: Njerëzit që vishen vetëm me të zeza janë seriozë dhe të drejtpërdrejtë. Jo vetëm që janë seriozë, por duan të perceptohen si seriozë dhe ç’ngjyrë është më jofëminore se e zeza. E dinë shumë mirë se çfarë duan, e dinë ç’rrugë duhet të ndjekin dhe si të marrin atë që duan.

Njerëzve që vishen me të zeza u pëlqen pushteti dhe e gjëmojnë vazhdimisht. Kanë vullnet të hekurt dhe duan të projektojnë të qenit të fuqishëm dhe autoritativ te të tjerët. Duan të duken të frikshëm dhe të fortë. Disa duan të duken frikshëm sepse e kanë trajtë të karakterit, ndërsa të tjerë sepse ndihen të dobët dhe përpiqen ta fshehin në këtë mënyrë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME