Categories Lajme

Kiev, 23-vjeçarja ukrainase sjell në jetë një vajzë

Lufta Rusi-Ukrainë ka sjellë shumë humbje jete, të plagosur, shkatërrim, të larguar nga territoret ukrainase, por mbrëmë solli edhe një lajm të mirë. Teksa bombat e Vladimir Putin godisnin Kievin, mbrëmë një 23-vjeçare solli në jetë një vajzë.

Lajmin e bukur e ka dhënë Kryetarja e Konferencës së Demokracisë në Veprim, Hannah Hopko. Mes kaosit dhe zhurmave të raketave dhe sirenave të luftës, pak para orës 20.30, Mia e vogël erdhi në jetë. Britmat e nënës nga dhimbjet e lindjes ishin dëgjuar nga policia ukrainase, e cila kishte nxituar për të dhënë ndihmën e saj.

E reja e cila u bë nënë mes kaosit dhe luftës, ishte e fshehur në një strehë në qytet, ndërsa të shtënat me armë zjarri dëgjoheshin nga jashtë. Ndërkohë një oficer ukrainas, Mykola Shlapak, tha se ata e ndihmuan të lindte vajzën e vogël dhe më pas lajmëruan një ambulancë që i dërgoi më pas në spital.

Nëna dhe vajza janë mirë dhe gëzojnë shëndet të plotë. Lindja e nënës ukrainase u pa si shpresë në këtë kohë të mjerueshme. Fotografia e tyre e parë u cilësua si fener shprese në orët më të errëta të Ukrainës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME