Perberesit :
2 gota qumesht
1 gote uje te ngrohte
1 filxhan vaj
2 veze
2 luge caji sheqer
1 luge gjelle kripe
1 luge maja
miell sipas nevojes
susam
djathe te bardhe
1 te verdhe veze
Pergatitja : Ne nje ene te gjere hedhim miell. I bejme nje grope ne mes. Hedhim aty kripen, majane dhe vezet. Leshojme edhe qumeshtin e ujin. I perziejme me dore. Shtojme miell nese masa nuk trashet. Do te formohet brume sikur i petave te byrekut. Keshtu e lyejme me vaj dhe e leme te vije. Kur te fryhet brumi e hapim me petanik. Nuk duhet ta bejme me te trashe se 2 cm. Pastaj e mbushim me djathe. Hedhim edhe pak fara susami neper te. Keshtu e mbeshtjellim brumin ne forme roleje. E presim ne rrathe. Lyejme nje tepsi me vaj dhe radhisim rrathet e brumit. Siper iu leshojme pak Susam dhe i lyejme me te berdhen e vezes.I pjekim ne 200 grade per 30 minuta.