Categories Showbiz

Kim dhe Kanye drejt divorcit

Çifti i njohur Kim Kardashian dhe Kanye West së fundmi janë bërë temë diskutimi në mediat rozë. Kjo pasi nga persona pranë tyre, është folur për një krizë që po çon drejt divorcit.Një martesë prej 6 vitesh, fryt i së cilës janë katër fëmijë, duket se ka nisur të ketë probleme serioze. Sipas mediave të huaja thuhet se sherri mes tyre ka nisur gjatë periudhës së karantinës, pasi Kim i ankohej vazhdimisht se nuk po e ndihmonte aspak me fëmijët. Kim ishte shprehur e revoltuar dhe se ndihej tejet e lodhur dhe e mbingarkuar, pasi gjatë asaj periudhe ajo nuk kishte mundësi që të punësonte një dado për fëmijët për shkak të distancimit social.

“Ajo po përpiqet të jetë një nënë shembullore dhe në të njëjtën kohë të përqendrohet në studimet e saj për drejtësi dhe të përmbushë detyrimet e saj profesionale, e kjo është e vështirë pa ndihmën e Kanye”, ishte ky komenti i burimit pranë çiftit. Ajo që është vënë re së fundmi dhe është marrë si një “mesazh” për problemet e saj, ka qenë reagimi i Kim në rrjetet sociale, ku zakonisht është shumë aktive. Ajo nuk ka postuar asnjë foto me bashkëshortin së fundmi dhe gjatë periudhës së karantinës, postimet më të shpeshta kanë qenë vetëm me fëmijët. Megjithatë të gjitha këto mbeten ende të pakonfirmuara dhe çifti nuk ka bërë asnjë reagim, as për t’i hedhur poshtë zërat për ndarje por as për t’i konfirmuar.(Kosova Sot)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME