Categories Lajme

Kim: Shqiptarët e dinë se çfarë do të thotë që të mohojnë ekzistencën tënde!

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka marrë pjesë në manifestimin e organizuar në mbështetje të Ukrainës, para ambasadës ruse në Tiranë,

Kim ka dënuar agresionin rus në Ukrainë teksa theksoi se Putin i kishte bërë llogaritë keq, pasi hasi në rezistencën e ukrainasve.

Ajo u shpreh se populli shqiptar e di shumë mirë se çka do të thotë që të mundohen që të shuajnë ekzistencën e një kombi.

Që prej shkurtit, e gjithë bota ka parë atë çka ka bërë lufta e Vladimir Putin, ku nisi pushtimin e paramenduar, të pajustifikuar, dhe brutal ndaj Ukrainës. Siç tha dhe presidenti Biden, Putini i kishte bërë keq llogaritë. në vend të saj ai u ndesh me një mur të fortë, u ndesh me popull ukrainas! Është nder për mua të qëndroj së bashku me mikun tim, ambasadorin e Ukrainës.

Ne qëndrojmë me Ukrainën. besoj se çdo shqiptar që është i pranishëm këtu dhe nuk është, bie dakord me këtë. Nuk e them këtë se jeni aleat me SHBA. Se them këtë se ju jeni pjesë dhe prisni të bëheni pjesë e Europës. Por e them se nuk ka njerëz, persona, më të fortë se shqiptarët, që e dinë shumë mirë se çfarë do të thotë që të mohojnë ekzistencën tënde, kur dikush vjen kundër jush. Pamundësia për të dhënë një varr atyre që kanë vdekur…

Askush nuk e njeh më mirë vlerën dhe ngushëllimin kur dikush shtrin dorën drejt një miku kur dikush ka nevojë. Ju bashkohem për të shprehur solidaritetin dhe miqësinë me Ukrainën”, tha Kim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME