Categories Lajme

Kim takim me Veliun: Detyra e Policisë profesionale dhe e paanshme për zgjedhjet

Ardi Veliu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit zhvilloi një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim.  Veliu dhe Kim vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes Policisë së Shtetit, ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit në SHBA.

Kim shprehet se gjatë këtij takimi u konfirmua se detyra e policisë do jetë profesionale në ruajtjen e rendit gjatë dhe pas zgjedhjeve. “U takova me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, për të diskutuar mbi përgatitjet për zgjedhjet e 25 Prillit. Veliu konfirmoi se detyra e oficerëve të policisë do të jetë profesionale dhe e paanshme në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik përpara, gjatë dhe pas zgjedhjeve”, shprehet Kim.

Drejtor Veliu njohu ambasadoren Kim me punën e Policisë së Shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor, duke theksuar vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të luftuar krimet zgjedhore pa u ndikuar nga asnjë kah politik.

Gjithashtu Veliu i garantoi ambasadoren Yuri Kim se Policia e Shtetit është e fokusuar dhe e vendosur vetëm në drejtim të zbatimit të ligjit dhe vetëm të ligjit. Po gjatë takimit, Veliu e ka njohur nga afër ambasadoren Kim edhe me punën e Policisë së Shtetit në drejtim të parandalimit dhe g oditjes së kultivimit të k anabisit dhe t rafikimit të d rogave të f orta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME