Categories Politike

Patronazhistët/ Meta nxjerr sms e biznesmenit, ishte gjobitur nga institucionet, ja pse

Kreu i shtetit Ilir Meta ka dalë sot në një tjetër konferencë për shtyp, ndërsa ka publikuar mesazhin e një sipërmarrësi, që ishte kërcënuar dhe gjobitur nga institucionet, vetëm se kishte postuar një foto të një politikaneje në ‘Facebook’.

Kreu i shtetit u zotua para biznesmenit Erjon Mane se ai do të ishte në besën e tij. “Të dashur qytetarë të Republikës, të dashur sipërmarrës, kudo ku jeni. Të dashur përfaqësues të institucioneve ligj zbatuese, që jeni për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve shqiptare, nisim këtë konferencë shtypi. Në çdo 3-4 orë do të kemi zhvillime interesante në lidhje me çështjen e patronazhistëve.

Ditën e shtunë, këtë të shtunë marr një sms nga një qytet emrin e të cili se kisha në celularin tim. Ai më thotë; “Përshëndetje! Erjon Mane nga Matia Travel ju shqetëson. Kam diçka shumë serioze për çështjen e patronazhistëve.

Kam kaq kohë që biznesi im kërcënohet dhe gjobitet. Sot e zbulova patronazhistëve”. Ai më thotë; “A ta publikoj me lejen tuaj? Dua të përballem në emision me ndihmën tuaj. S’më tremb asgjë nga gjobat e këtyre horrave. Të gjobitesh në 2021-shin se ke nxjerr fotot të një politikaneje, është të ikësh nga vendi të kërkosh azil”. Nxjerr dhe numrin e Gonxhes.

Vazhdon komunikimi që mund të jetë në dispozicion të SPAK. Ky numër s’ka qenë në telefonin tim. Që nga ky moment Erjon, të kam në besën time. Çdo gjë që të ndodh ty e kam personale me bablokun e rilindjes. Një situatë skandaloze që tregon se si patronazhistët ndjekin dhe survejojnë gjithë qyt e tek që bëjnë postime kundër qeverisë ose pro opozitës dhe më pas ua shpërndajnë drejtorive të partive shtet dhe përmes tyre iu krijohen pengesa të paligjshme që tua bëjnë jetën të pamundur.”, tha Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME