Categories Lajme

Rikthimi i gjimnazistëve, Kushi garanton: Masat antikovid do jenë në nivelin maksimal

“Faleminderit Komitetit Teknik të Ekspertëve për përgjigjen pozitive ndaj kërkesës sonë mbi rikthimin në bankat e shkollës të gjimnazistëve të klasave të dhjeta dhe të njëmbëdhjeta nga 10 bashkitë e cilësuara deri më tani si zona me risk të lartë infeksioni”.

Ky është reagimi i menjëhershëm i ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi pas daljes më të fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Ndërkohë, ajo nënvizon se “e kemi nisur tashmë punën bashkë me drejtuesit e institucioneve shkollore dhe zyrave vendore arsimore që masat antikovid të jenë në nivelin maksimal dhe çdo gjë të jetë gati për rifillimin e mësimit në shkollë që ditën e nesërme”.

Ministrja Evis Kushi duke falënderuar çdo mësues, nxënës e prind për durimin e treguar dhe duke uruar vetëm mbarësi në vijim për gjithsecilin, shprehet se është optimiste se ky është një hap shumë i mirë drejt rikthimit në normalitetin që të gjithë duam.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu Policia e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat me tritol në Gjirokastër, vritet 45-vjeçari dhe plagoset 26-vjeçari

Një atentat me tritol në qendër të Gjirokastrës i mori jetën 45-vjeçarit Beqir Devolli, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME