Pekini ka hapur sot edhe zyrtarisht aeroportin Daxing, i cili kushtoi plot 63 miliardë dollarë. Fluturimi i parë në këtë aeroport u realizua më 27 tetor. Aeroporti i ri ka katër pista dhe ka kapacitet që të pranojë 72 milionë pasagjerë në vit dhe prej vitit 2025, ky aeroport pritet që të jetë në gjendje të pranojë 100 milionë pasagjerë.
Kompania ajrore Air China kreu fluturimin e parë drejt Bangkokut, ndërkaq British Airëays pritet të kryejë fluturimin e parë trans-kontinental për në Londër. Kompanitë ajrore China Southern dhe China Eastern do të jenë kompanitë kryesore që do të operojnë në Daxing