Categories Kulture

Amantia, historia e një qyteti antik që flet përmes gurëve

Daton në shekullin e IV para erës sonë dhe është një nga destinacionet turistike më magjepsëse në vendin tonë. Parku arkeologjik i Amantias ndodhet vetëm 30 minuta larg qytetit të Vlorës. I pozicionuar në lartësinë 613 metra mbi nivelin e detit, aty ku sot është fshati Ploç. Përveç bukurisë natyrore dhe pozicionit strategjik, ky qytet na sjell një tempull, stadium dhe mure fortifikues.Kriledjan Çipa, përgjegjësi i sektorit të parqeve arkeologjike, tregon për emisionin ‘Jo Vetëm Modë’ më shumë detaje rreth këtij qyteti antik.“Banorët e Amantias kanë zgjedhur një kodër rreth 613 metra mbi nivelin e detit, një pozicion dominues mbi luginën e Shushicës dhe të Vjosës. Është një qytet që zhvillohet në pjesën lart të kodrës dhe më vonë ndërtesat publike ndërtohen dhe në kodrat përreth qytetit antik”. Nga gërmimet është zbuluar edhe stadiumi i Amantias, për të cilin Kriledjan Çipa thotë se aty zhvilloheshin lojëra të ndryshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME