Categories Lajme

Kina kundër thirrjes së OBSH, refuzon nevojën për kërkime shtesë rreth origjinës së COVID-19

Kina ka refuzuar të premten thirrjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për rinisje të hetimeve rreth origjinës së koronavirusit, duke thënë se mbështet përpjekjet “shkencore” në vend të atyre “politike” për të kuptuar si është përhapur virusi.

Presioni është duke u rritur sërish ndaj Pekinit, për të hetuar virusin që ka lënë të vdekur më shumë se katër milionë persona dhe ka paralizuar ekonomitë në gjithë botën, prej kur është identifikuar në qytetin kinez Wuhan në fund të vitit 2019.

Në një vizitë të ekipit të OBSH-së me ekspertë ndërkombëtarë, bashkë me homologët e tyre kinezë në janar të këtij viti, nuk është arritur te përfundimi sesi është përhapur fillimisht virusi.

Të enjten, OBSH-ja i ka bërë thirrje Kinës që të ndajë të dhënat fillestare rreth koronavirusit, për të analizuar origjinën e sëmundjes COVID-19, që shkakton ky virus.

Mirëpo Kina ka përsëritur qëndrimin e saja, duke thënë se hetimi fillestar ka qenë i mjaftueshëm dhe thirrjet për më shumë të dhëna janë të motivuara nga politika dhe jo shkenca.

“Ne kundërshtojmë gjurmimet mbi baza politike dhe braktisjen e raportit të përbashkët” të lëshuar pas vizitës së ekspertëve të OBSH-së në Wuhan, ka thënë zëvendësministri i Jashtëm kinez, Ma Zhaoxu.

Në raport është thënë se kalimi i virusit nga lakuriqi në njeri, përmes një kafshe ndërmjetësuese, është skenari më i mundshëm, dhe teoria e daljes së virusit nga laboratori në Wuhan, “është pak i mundshëm”. /REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME