Categories Kulture

Kineasti i njohur kujton aktoren Shpresa Bërdëllima, rrëfen takimin e fundit me të: Më tregoi se po kurohej, por unë shpresova!

Vladimir Prifti dhe Shpresa Bërdëllima Lajmi mbi ikjen e parakohshme të artistes shqiptare Shpresa Bërdëllima, është një humbje e madhe për kinematografinë shqiptare.

Kineasti Vladimir Prifti, regjisor i të dy filmave, me protagoniste aktoren e ndjerë, rrëfen se tek Shpresa Bërdëllima kishte pikasur një aktore jo vetëm simpatike, por edhe me aftësi të jashtëzakonshme për t’u përshtatur në marrëdhëniet kinematografike dhe zhvendosjen nga teatri në film. Sipas kineastit, Shpresës i rrinte mirë çdo rol që ajo merrte përsipër të interpretonte.

“E njihte mirë estradën ku punoi për një kohë të gjatë, pati bashkëpunime shumë të mira edhe aty me regjisorë me emër si Gjergj Vlashi apo Bujar Kapexhiu. Po ashtu, gjurmët e saj ndihen edhe në kinema, ku ka interpretuar në shumë filma. Ishte një aktore e mbushur me mirësi, racionale, e po aq interesante ishte edhe lehtësia me të cilën ajo iu përshtat kinematografisë, pasi nuk është aspak e thjeshtë që nga teatri të interpretosh në film. Filmi ka tjetër natyrë, e kërkon të tjera karakteristika në interpretim. Mirëpo Shpresa i kapërceu me sukses të gjitha vështirësitë”, tregon Prifti.

Madje Prifti rrëfen detaje, edhe nga një takim i fundit me aktoren. Gjatë një vizite në Shqipëri, sepse aktorja jetonte jashtë,  Prifti kujton se artistja i pati rrëfyer për sëmundjen që po kacafytej me dëshirën e saj të madhe për t’iu gëzuar jetës. “Ajo më tregoi se po kurohet, por unë shpresova se do ta kalonte. Ikja e saj nga kjo botë ishte e parakohshme, humbja e saj është një fatkeqësi…”, rrëfen Prifti.Nemsbomb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME