Categories Sport

Kingslei Koman vazhdon rekordin e tij mbresëlënës, 11 tituj kampion në dhjetë sezone

Titulli kampion që ka festuar Kingslei Koman sot në Bundesligë me fanellën e Bajern Mynih, ka zgjatur rekordin e tij të pabesueshëm në futbollin profesionist. Lojtari francez ka fituar deri tani titullin kampion në çdo vit që ka luajtur, duke nisur nga edicioni 2012-2013.

Që atëherë, ai ka fituar 2 tituj kampion me PSG, 2 me Juventusin, si dhe 7 të tillë me Bajern Mynih. Meqë ai kishte luajtur si me Juventusin, ashtu edhe me Bajern Mynih në sezonin 2015-2016, ai mori medaljen e kampionit për të dy trofetë.

Kështu, francezi ka fituar 11 tituj kampion në 10 sezone, një arritje e pabesueshme dhe një rekord që e bën atë padyshim një nga lojtarët më fitimtarë në historinë e futbollit botëror.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME