Në moshën 78-vjeçare ndahet nga jeta në kirurgia e njohur e Shkodrës Zyliha Kraja. Mjekja u nda nga jeta pasi ishte e infektu me COVID-19. Përpara se të infektohej gjendja e saj shëndetësore ishte e mirë por ditët e fundit u përkeqësua. Zyliha Kraja një kirurge e “shkollës së vjetër” në Shkodër nga duart e së cilës dolën një numër i konsiderueshëm mjekësh e infermierësh të tjerë. Ajo ka kontribuar për vite me radhë në fushën e mjekësisë në Shkodër. Edhe pse prej vitesh ishte në pension ajo sërish ka vijuar të kontribuojë në spitalin e Shkodrës. Zyliha Kraja është bashkëshortja e dramaturgut të njohur Fadil Kraja.

