Categories Lajme

Kirurgu i Traumës pranon publikisht se mjekët marrim ryshfet: Të ligjërohet bakshishi!

Mjekët e spitalit të traumës, protestuan sot pas ndalimit të dy kolegëve, që akuzohen për korrupsion.

Serdi Memini dhe Ervin Sulaj u arrestuan pasi dyshohet se kanë marrë ryshfet nga babai i njërit prej të plagosurve të Velipojës, i përfshirë në ngjarjen e rëndë ku u vranë 4 persona.

Kirurgu i përgjithshëm Dr.Myftar Torba, ishte sot i ftuar në emisionin “Top Talk”, ku pranoi publikisht se mjekët në sistemin shëndetësor publik në vend, marrin ryshfet.

Sipas tij, “shërbimi shëndetësor, është një shërbim që duhet paguar, si të gjithë shërbimet e tjera”.
“Nuk jemi më në kohën e diktaturës, që shkon në spital dhe të tjerat i di shteti.
Shteti duhet të ndërhyjë dhe të sigurojë që të kryhen pagesat në spital, për çdo shërbim të marrë. Në spitalin tonë, shërbimi i laboratorëve është privat, paguhet me çmimin e tregut. Shërbimi i instrumenteve është privat, shërbimi i pastrimit është privat, shërbimi i ushqimit është privat, paguhen me çmimin e tregut”.

Duke folur për paga të ulëta të mjekëse, Torba thotë se askush nuk do të qëndrontre në punë, nëse s’do merrte ryshfet.
“Rroga neto e një kirurgu me 30 vite eksperiencë është 80.000 lekë. Cili kuzhinier në restorantet e Tiranës e ka rrogën kaq? Cili prokuror, gjyqtar apo hidraulik e ka rrogën kaq? Me këto rroga, unë të siguroj që po të hiqeshin bakshishet, nesër në mëngjes nuk do të kishe asnjë mjek në spitale”.

Si zgjidhje për këtë problem, kirurgu jep ligjërimin e bakshishit. “Ne kërkojmë të zgjidhet mënyra e financimit të spitaleve. Opsioni më i lehtë dhe më i ndershëm, është që çdo para që jepen në dorë, të lihen në recepsion me faturë dhe këto para të shkojnë te puna e gjithsecilit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME