Categories Lajme

“Kisha dy mundësi, të bëhesha gazetar ose doganier!”/ Arjan Çani tregon si e zgjodhi profesionin

Arjan Çani ka folur për jetën e tij dhe arsyet pse vendosi të bëhej gazetar.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Çani tha se i propozuan të bëhej doganier, por nuk pranoi sepse kishte pasion gjuhën dhe ndoqi pasionin duke u bërë gazetar, fillimisht në disa gazeta, më pas në radio dhe në televizion dhe sot vijon të drejtojë emisionin “Zonë e Lirë”.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Përse vendose të bëhesh gazetar? Cfarë të tërhoqi?

Arjan Çani: Derisa mbarova shkollën e lartë për frengjisht, gjëja e parë që doja është të mësoja gjuhën në Francë, të mësoja zhargonin, që nuk mësohet në shkollë. Atje e kuptova, që nëse kisha një pasion, pasioni ka qenë gjuha. Unë gjuhën, fjalët i kam dashuruar dhe këtë e kam kuptuar vonë. Pra, doja thjesht të flisja, kam qenë llapaqen i paparë që i vogël.
Vajtja ime në Francë në ato vite, kur të gjithë e kishin të vështirë të shkonin….

Ylli Rakipi: Ishe në Francë për bukuri. Pse u ktheve?

Arjan Çani: Vonë e kam kuptuar, se njerëzit pak a shumë janë njëlloj, kanë të njëjtat nevoja, ndahen te detajet, atje ku diferencohen me njëri tjetrin. Kur mbarova shkollën, kisha dy verisone, ose do ikja në Francë, për të ndjekur pasionin e gjuhës, të jetoja të bëja aventura, ose të futesha doganier, ku bëhej para pafund.

Ylli Rakipi: Si tu mbush mendja ty të bëhesh gazetar dhe jo doganier?

Arjan Çani: Unë thashë jo pra. Më thuaj ti pse thashë jo?

Ylli Rakipi: Ti tani mund të ishe ministër i Financave…

Arjan Çani: Mund të isha me më shumë para.

Ylli Rakipi: Mund të kishe rënë edhe në burg. Nejse, pastaj fillove te gazeta Koha Jonë me Nikoll Lesin?

Arjan Çani: Po dhe dua ta falenderoj Nikollën, sepse ishte njeri shumë i hapur atëherë. U bë komunitet i madh atje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME