Categories Kulture

Kisha e Shën Kollit në Mesopotam, margaritar i çmuar i arkitekturës bizantine

Kisha e Shën Kollit në Mesopotam njihet si një “Margaritar i çmuar i Trashëgimisë tonë Kulturore dhe Arkitekturës Bizantine Botërore”.

Ky objekt i rëndësishëm kulti tashmë është në proces rijetëzimi për t’u shndërruar në atraksion turistik për vizitorët vendas dhe të huaj.

Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro është shprehur për këtë monument të trashëgimisë sonë se ”kisha e Shën Kollit në Mesopotam, është një nga kantieret më të rëndësishme, por edhe më delikate të restaurimit në këtë vit. Gjurmët e kohës dhe ndërhyrjet e mëparshme kishin vënë seriozisht në rrezik një ndër thesaret e trashëgimisë tonë kulturore”.

” Një mirënjohje pa fund për profesor Aleksandër Meksin dhe Pirro Thomo, për përkushtimin dhe mendjen e çmuar që i dhanë këtij projekti duke na ndihmuar për ta shpëtuar këtë pasuri kulturore që sot është në restaurim”, shprehet Kumbaro.

Në fillim ka ekzistuar një tempull pagan dhe mbi rrënojat e tij është ngritur Kisha e Shën Kollit, mendohet të jetë ndërtuar në kohën e perandorit bizantin Kostandin IX Monomaku. Kisha e Shën Nikollit ka një arkitekturë tepër të veçantë të stilit bizantin.

Nga manastiri ruhen rrënojat e mureve rrethues që kapin një sipërfaqe rreth 100 m² dhe kontrollohen nga 9 kulla drejtkëndëshe. Muret rrethues janë më të hershëm sesa kisha. Dhomat e manastirit janë të ndërtuara më vonë. Kjo është një ndër kishat më të mëdha dhe më të vjetra të periudhës bizantine që ruan vlera origjinale.

Dallohet për zbukurimet dhe mozaikët me motive floreale e zoomorfe, gjithashtu dhe për dekoret e punuara me tulla në muraturën e jashtme si dhe në harqet e dritareve dhe hyrjeve. Basorelievet e rivendosura ne muret e kishës në forma të ndryshme ku përmendim një shqiponjë, dy dragonj dhe një luan në njërën anë ndërsa në anën tjetër ndodhen figura mitologjike.

Kisha përbehet nga salla e madhe e lutjeve dhe nga dy ambiente me te vogla. Motivi qendror në mozaikun e sallës paraqet një dragua me krahë hapur. Kisha ka pasur dy rindërtime në vitet 1793 dhe 1845./atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME