Categories Lajme

Kishin fshehur granata dore në makinë, policia e Tiranës prangos 2 shtetas (Foto)

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 shtetas, pasi në makinën që po udhëtonin u gjetën 2 granata dore. Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi K. H., 27 vjeç akuzohet për mbajtje paleje, ndërsa F. Z., 44 vjeç, për moskallëzim krimi.

“Tiranë/ Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në çdo fushë të saj. Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 vënë në pranga një shtetas që qarkullonte si pasagjer në një automjet me dy granata dore me vete.

Në pranga dhe drejtuesi i automjetit për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Sekuestrohen 2 granata dore. Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që qarkullojnë me sende të kundraligjshme me vete, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, në vendin e quajtur “Pallati me Shigjeta” kanë ndaluar për kontroll mjetin tip “Volkswagen Golf” me drejtues shtetasin F. L dhe pasagjer K. H.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, poshtë sediljes së pasagjerit ku ndodhej shtetasi K. H, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy granata dore. Në përfundim të veprimeve, specialistët bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit” të shtetasit K. H., 27 vjeç, banues në Pogradec dhe për veprën penale “Moskallëzim i krimit” shtetasin F. Z., 44 vjeç, banues në Pogradec.n Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME