Categories Lajme

Kishte ‘fiksim’ pasqyrat e makinave, kapet ‘skifteri’ 47 vjeçar në Durrës

Durrës, Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet për një seri vjedhjesh. Siç njoftojnë blutë e Durrësit në pranga ka rënë A. Q., 47 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Ky i fundit akuzohet për nëntë vjedhje të ndodhura kryesisht në zonën e plazhit. Sipas policisë, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan çelësa egzagonal që shërbenin për zbërthimin e navigatorëve dhe pasqyrave të mjeteve, pasqyrat e vjedhura të mjeteve dhe sende të tjera që shërbenin për kryerjen e vjedhjeve.

Njoftimi i policisë: Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Navigatori”. Arrestohet në flagrancë një 47-vjeçar, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Zbardhen dhe dokumentohen 9 vjedhje të ndodhura kryesisht në zonën e plazhit. Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, shërbimet në Stacionin e Policisë Plazh, pas provave të siguruara nga puna hetimore, finalizuan operacionin e koduar “Navigatori”.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi A. Q., 47 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi më datë 29.09.2020, gjatë natës, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ka thyer xhamin e automjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E. K., ku ka vjedhur disa sende personale.

Gjithashtu ka vjedhur pasqyrat e një mjeti në pronësi të shtetasit M. M. Ky shtetas dyshohet se është autor i 7 vjedhjeve të tjera të ndodhura gjatë muajit shtator në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës. Autori ka thyer xhamat e mjeteve I. G., E. -T., M. P., M. C., F. A., Xh. R. dhe ka vjedhur navigator, pasqyra ose sende personale.

Gjithashtu ky shtetas dyshohet se më datë 22.09.2020, gjatë natës, në lagjen nr. 13, Durrës, ka thyer xhamin e një automjeti në pronësi të një institucioni shtetëror, ku ka marrë një palë çelësa. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan çelësa egzagonal që shërbenin për zbërthimin e navigatorëve dhe pasqyrave të mjeteve, pasqyrat e vjedhura të mjeteve dhe sende të tjera që shërbenin për kryerjen e vjedhjeve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME