Categories Lajme

Kishte fshehur lëndë narkotike në banesë, prangoset 28-vjeçari

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi kishte fshehur në banesë lëndë narkotike të llojit kanabis.

Blutë e Korçës bëjnë me dije se gjatë kontrollit fizik 28-vjeccarit iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

NJOFTIMI I POLICISË
DVP Korçë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin O. Xh., 28 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. Th., 44 vjeç, banues në Korçë, pasi në një lokal në lagjen nr. 11, gjatë këqyrjes së celularit të tij, u gjetën faqe online për baste sportive.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

S. T., 40 vjeç, A. N., 44 vjeç dhe A. M., 50 vjeç, banues në Pustec, pasi u kapën në liqenin e Prespës, duke transportuar me varka, sasi peshku, e dyshuar e kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut;

E. K., 25 vjeç, banues në Prrenjas, pasi në PKK Qafë Thanë, në hyrje, gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjetën produkte ushqimore të padeklaruara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasi A. V., 61 vjeç, banues në Korçë, i cili ka kallëzuar se prej datës 26.01.2025 është larguar nga banesa kushëriri i tij, shtetasi V. L., 54 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME