Categories Lajme

Të huajt zgjedhin Vlorën për të jetuar/ Shtetas nga gjithë bota, në Zyrën e Emigracionit për t’u pajisur me leje

Shtetas të huaj nga vende të ndryshme të botës kanë zgjedhur Vlorën si destinacion për të punuar e për të jetuar. Ata paraqiten në zyrën e emigracionit në Vlorë për t’u pajisur me leje qëndrimi, për rinovim dokumentesh apo për shtyrje të kontratave të punës. Mes tyre ka shtetas nga Ukraina, Rusia, Italia e deri nga Uganda e largët, të cilët kanë zgjedhur për të  punuar në qytetin bregdetar.

“Jam nga Uganda, nga Afrika. Kemi disa muaj këtu në Vlorë, punojmë në sektorin e turizmit. Familjen e kemi në Ugandë. E mendoj të ardhmen këtu pasi Vlora dhe Shqipëria është një vend shumë i bukur. Ndoshta dhe familjen do ta sjellim shumë shpejt”, tha një i huaj. Shumë prej tyre e shohin Vlorën si një destinacion ideal për të ndërtuar të ardhmen e tyre.

“Unë jam nga Rusia. Punoj përmes internetit online. Jam vendosur prej pak kohesh këtu. Dhe te ardhmen e shikoj ndoshta këtu”, tha një tjetër. Sipas burimeve zyrtare nga zyra e emigracionit, shtetasit italianë përbëjnë grupin më të madh të të huajve që pajisen me leje qëndrimi në Vlorë. Shumica e tyre janë pensionistë që kanë zgjedhur Shqipërinë si një vend ideal për të jetuar në qetësi. Ndërkohë, kombësitë e tjera janë kryesisht të angazhuar në sektorin e turizmit, një treg i cili vazhdon të tërheqë gjithnjë e më shumë punonjës të huaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME