Categories Lajme

Kishte ngecur në grykëderdhjen e Vjosës me velierë, policia kufitare e Vlorës shpëton turistin gjerman

Efektivë të Forcës Detare dhe Policisë Kufitare dhe Migracionit të Vlorës kanë shpëtuar sot një shtetas gjerman, i cili ndodhej në vështirësi në grykderdhjen e Vjosës.

Mjeti lundrues i tij ishte bllokuar rreth 1 milje nga bregu në afësi të grykderdhjes së Vjosës, ndërsa ishte nisur nga Korfuzi, me destinacion Slloveninë.  Ai kishte humbur kontaktet me familjarët për shkak të motit të keq.

Njoftimi i Policisë:

DVKM Vlorë/Operacion kërkim-shpëtimi i finalizuar me sukses, falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe zyrës homologe të Interpolit në Gjermani. Policia Kufitare e Vlorës i erdhi në ndihmë një shtetasi gjerman, i cili kishte humbur kontaktet me familjarët, pasi kishte probleme me drejtimin e velieres në ujërat detare shqiptare, për shkak të motit të keq.
Mjeti lundrues u lokalizua në grykëderdhje të lumit Vjosë, i ngecur në cekëtinë.

Pas marrjes së njoftimit nga Interpol Tirana, në kuadër të shkëmbimit të informacionit me zyrën homologe të Interpolit në Gjermani, se një shtetas gjerman, i cili ishte nisur me mjet lundrues veliere, nga Korfuzi në drejtim të Sllovenisë, kishte humbur kontaktet me familjarët e tij, gjatë drejtimit të mjetit lundrues në ujërat detare të Shqipërisë, menjëherë shërbimet e Policisë Kufitare kanë organizuar punën për kërkimin e mjetit lundrues dhe shpëtimin e shtetasit që e drejtonte atë.

Pas disa orësh kërkime, u bë i mundur lokalizimi i mjetit lundrues në cekëtinë, në grykëderdhje të lumit Vjosë, së bashku me kapitenin, të cilit iu dha ndihma e parë dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Në bashkëpunim me operatorët privat po bashkëpunohet për të bërë të mundur tërheqjen e mjetit lundrues nga cekëtina e grykëderdhjes së lumit Vjosë, për ta transportuar në portin e Vlorës.

Policia Kufitare e Vlorës është e angazhuar maksimalisht për të krijuar një ambient sa më të sigurtë, për qytetarët dhe për vizitorët, si dhe për t’iu ardhur në ndihmë atyre, në rast nevoje.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alternime kthjellimesh dhe varënsira mesatare, si do ndryshojnë temperaturat sot

Alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare, si do ndryshojnë temperaturat sot Ditën e sotme vendi ynë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu bë atentat me armë zjarri teksa po pinte kafe, ndërron jetë 44-vjeçari shqiptar në Bruksel (EMRI)

44-vjeçari shqiptar, i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës, 28 prill,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U mbyt bashkë me nënën në lumin Buna, gjendet trupi i fëmijës së dytë

Gjendet trupi i fëmijës së dytë, i mbytur në lumin Buna. Dyshohet se nëna bashkë…

LEXO ME SHUME