Categories Lajme

Kishte pak ditë që ishte kthyer në Shqipëri, ja kush është ish-polici që iu bë atentat në Malësinë e Madhe (Emri+Foto)

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja që tronditi mbrëmë Malësinë e Madhe, ku një 58-vjeçari që jetonte prej vitesh në Angli iu bë atentat. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Reç rreth orës 22:50.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për ‘BalkanWeb’ se Sokol Çelaj ishte duke udhëtuar së bashku me gruan e tij drejt banesës së tyre në Reç, ndërkohë që person i paidentifikuar i zuri pritë dhe e qëlloi.

Në lidhje me ngjarjen, gazetari ka siguruar dëshminë e gruas, e cila pohoi se nuk kishte parë dot autorin, duke shtuar se kishte dëgjuar vetëm krisma dhe më pas kishte parë g jakun. Sipas saj autori kishte qëlluar direkt. Ngjarja në fjalë ndodhi shumë pranë banesës së çiftit. Mësohet se v iktima prej gati 20 vitesh jetonte në Angli, ndërkohë që në atdhe ishte kthyer më 18 gusht për pushime.

Mësohet se autori e ka qëlluar Çelajn me p istoletë dy herë, ku një p lumb e ka kapur afër zemrës dhe një tjetër në pjesën e sipërme të brinjëve. Sipas policisë, vi ktima humbi jetën pak pasi u transportua në spital. Aktualisht po hetohet rreth identifikimit dhe kapjes së autorit/ve të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME