Categories Lajme

Kuvendi i ri, PD futet me 9 deputetë më pak se sa fitoi në zgjedhje

Kuvendi i ri i zgjedhur nga votimet e 25 prillit do të sjellë risi të reja në përbërjen e tij. Partia Demokratike e cila ka fituar 59 mandate në zgjedhje në fakt do të ketë vetëm 50 deputetë në parlamentin e ri pasi 9 prej atyre që fituan kanë dhënë dorëheqjen.

Ndërkohë Partia Republikane, PDIU dhe parti të tjera aleate me PD-në, ka fituar mandate për shkak të këtyre zëvendësimeve.

Instituti i Studimeve Politike bën një grafik se si do të duket Kuvendi i ri

“Më 25 prill u votua për parlamentin dhe zyrtarisht fituan mandate 4 subjekte politike: PS, PD-AN, LSI dhe PSD. Në korrik KQZ publikoi rezultatet finale të zgjedhjeve dhe dhënien e mandateve të deputetëve bazuar në deklarimet e tyre. Nga lista finale rezulton se 9 mandate të PD shpërndahen për parti të vogla politike aleate të saj, 3 PR, 2 PDIU, 1 LZHK, 1 PAA, 1 PLL dhe 1 PBDNJ.

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ: Agron Duka (PAA) ishte në listën shumëemërore të PD Durrës; Fatmir Mediu (PR), ishte në listën shumëemërore të PD Tiranë; Lindita Metaliaj (PR) ishte në listën shumëemërore të PD Lezhë; Eralda Tase (PR)  ishte në listën shumëemërore të PD Fier; Shpëtim Idrizi (PDIU) ishte në listën shumëemërore të PD Tiranë; Nusret Avdulla (PDIU) ishte në listën shumëemërore të PD Fier; Vangjel Dule (PBDNJ) ishte në listën shumëemërore të PD Tiranë; Andia Ulliri (PLL) ishte në listën shumëemërore të PD Durrës; Dashamir Shehi (LZHK) ishte në listën shumëemërore të PD Tiranë. Për rrjedhojë, parlamenti i ri do të ketë 140 deputetë, nga të cilët 74 PS, 50 PD, 4 LSI, 3 PSD, 3 PR, 2 PDIU, 1 PLL, 1 LZHK, 1 PBDNJ, 1 PAA.

Për të pasur mazhorancë qeverisëse duhen 70+1 deputetë, pra PS e vetme ka numrin e nevojshëm të mandateve për të qeverisur e vetme. Nga pjesa tjetër e përfaqësimit parlamentar, 3 votat e PSD janë vota mbështetëse për PS edhe për shkak se 3 kandidatët fitues janë zyrtarë dhe aktivistë lokalë të PS Shkodër. Në këtë mënyrë, PS pritet të ketë 77 vota të përhershme në parlament. Pjesa tjetër e partive mbeten (aktualisht) në opozitë.”- shkruan ISP.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME