Categories Lajme

Kjo është harta e minishengenit mes Ramës dhe Vuçiçit, Kosova pjesë e Serbisë

Takimi i radhës në mes Rames dhe Vuçiçit, për ta vulosur këtë pakt, raportojnë mediat serbe, do të mbahet me 21 dhjetor në Durrës

Bashkëpunimi ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, për krijimin e “Mini Shengenit” duket se do të finalizohet më 21 dhjetor në një takim që do të mbahet në qytetin bregdetar të Durrësit në Shqipëri.

Në këtë takim përveç krerëve të Serbisë, Shqipërisë e Maqedonisë Veriore, thuhet se do të marrë pjesë edhe shefi i ri i Politikës së Jashtme të BE-së, spanjolli Josep Borel, i cili para pak kohësh kishte bërë një deklaratë në të cilën kontestonte shtetësinë e Kosovës, duke thënë se “Kosova do të jetë shtet kur të njihet nga Kina, Rusia e India”.

E ky projekt Rama-Vuçiç do të ketë edhe një hartë të vetën, në të cilën në mënyrë skandaloze Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë, raporton Express.

 

Gazeta serbe “Blic”, në një shkrim të gjatë të publikuar rreth këtij projekti, ku flitet për përfitimet e Serbisë dhe sfidat me të cilat do të përballet Beogradi, ka publikuar edhe hartën tragjike.

Kundër nismës së dyshes Rama-Vuçiç kanë dalë e gjitha klasa politike në Kosovë. Shpinën kryeministrit të Shqipërisë ia ka kthyer edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e ka kritikuar Ramën që po merr pjesë në nisma të shteteve të cilat nuk e njohin Kosovën.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ndërkohë e ka akuzuar Ramën se po synon që të krijojë “Jugosllavinë e vogël”.

Ndërkohë kreu i VV-së, Albin Kurti, ka thënë se Edi Rama po nxitohet, duke e këshilluar që ta zgjedh për bashkëpunim Kosovën përpara Serbisë.

Lidhur me këtë nismë kanë folur edhe nga Bashkimi Evropian. Maja Kocijancic ka kritikuar Ramen e Vuçiçin, duke thënë se në iniciativa të tilla duhet përshirë të gjitha shtetet e rajonit.

Të njëjtën gjë e ka thënë edhe Matthew Palmer, i dërguar Special i SHBA’së për Ballkanin Perëndimor./GazetaExpress/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME