Categories Lajme

Kjo është lista me ushqimet e përditshme

Humbja e peshës së tepërt mund të kthehet në një sfidë të vërtetë nëse nuk kujdeseni rreptësisht për ushqimet tuaja. Në shumë raste dietat strikte mund të jenë stresuese dhe të pa realizueshme në kohë. Ndaj edhe ky proçes dobësimi mund të zgjatet pa masë duke munduar çdo ditë organizmin dhe shëndetin tuaj. Siç dihet disa ushqime apo gatime mund të jenë më ndihmuese se disa të tjera, prandaj përzgjedhja e duhur e tyre mund t’ju shpëtojë nga mbipesha dhe dietat strikte. Në këtë shkrim këshillohet një mënyrë të thjeshtë të humbjes në peshë me një listë ushqimesh që ju gjendet thuajse çdo ditë në shtëpi. Më poshtë gjeni një listë me ushqimet që trupi arrin t’i tresë më lehtë se të tjerat.

Çaji jeshil: Çajin jeshil mund t’a konsumoni në çdo kohë si në dimër ashtu edhe në verë. Mund ta përgatisni si çaj të ngrohtë apo të ftohtë dhe të konsumoni 4-5 filxhanë në ditë. Ky çaj jo vetëm që do të përshpejtojë funksionimin e metabolizmit tuaj, gjithashtu do t’ju ndihmojë të digjni sa më shumë kalori. Enzima si polifenoli apo epigalotekina ndihmojnë në djegien e shpejtë të dhjamit sidomos në zonën e barkut. Kjo pije do t’ju ndihmojë edhe në qetësimin e nervave duke ju siguruar një gjumë të qetë gjatë gjithë natës.

Kumbullat e thata: Kumbullat mund t’i gjeni thuajse gjatë gjithë vitit gjatë verës mund të gjeni një larmi të tyre, por gjatë periudha të tjera të vitit mund t’i gjeni fare lehtë të thata. Kumbullat e thata janë një mënyrë shumë efikase dhe natyrale për të ndihmuar trupin në tretjen e mirë. Vetëm një sasi prej 4-5 kumbullash në ditë përmbajnë rreth 3 gramë fibra që ju ndihmojë edhe në mbajtjen e një peshe të mirë trupore.

Kivi: Kivit janë një frut i vogël, por shumë i pasur në shëndet. Enzima kryesore e këtij fruti ekzotik është aktinidina që njihet për roli kryesor që ka në tretjen e shpejtë të ushqimeve. Të pasura edhe me një sasi të madhe fibrash mund të themi që janë mënyra perfekte për të larguar peshën e tepërt nga trupi juaj. Studime të shumta tregojnë se një kivi në ditë ndihmon në përshpejtimin e djegies së yndyrnave në organizëm.

Finoku: Finoku është një perim i mrekullueshëm që ndihmon shumë shfryrjen e stomakut nga gazrat e tepërta. Është gjithashtu një burim i mirë kaliumi që ndihmon në balancimin e mirë të lëngjeve të trupit. Konsumojeni të zier, apo të gjallë në sallatra të ndryshme sa më shumë që të jetë e mundur.

Orizi kaf: Orizi është një ndër ushqimet e vetme të gatuara që nuk shkakton fryrje të stomakut. I pasur me kalium, fibra dhe proteina orizi kaf është një zgjedhje perfekte për të qëndruar të ngopur gjatë ditës.

Mollët: Mollët janë një ndër mënyrat më të mira dhe natyrale për të humbur në peshë. Konsumojini ato të gjalla ashtu siç janë apo të spërkatura me pak kanellë. Kjo mënyrë do të ndihmojë të merni kaloritë dhe vlerat e duhura për të qëndruar gjatë të ngopur. Duke qënë e pasur me fibra dhe ujë mollët janë një mënyrë e mirë për të mbajtur trupin në formë.

Perimet jeshile: Perime si lakra, sallata apo spinaqi janë të pasura me antioksidantë dhe fibra që i bëjnë perfekte për t’u tretur shpejt. Zgjidhini t’i konsumoni në sallata supë apo t’i shrydhni si lëngjë në mënyrë që t’i konsumoni gjatë gjithë ditës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME