Categories Teknologji

Kjo është vetura e parë fluturuese që ka shpejtësi prej 321 kilometra në orë (Foto/Video)

Vetura e parë në botë që mund të fluturojë dhe të vozitet “me një shpejtësi të lartë prej 321 kilometra në orë në ajër dhe 160 km/h në tokë” është zbuluar në Majami me një çmim prej 599,000 dollarësh (mbi 540,000 euro).

Kjo veturë quhet Pioneer Personal Air Landing, ose PAL-V, dhe është e pajisur me helikë të mbërthyer dhe të pasme dhe mund të fluturojë në lartësi deri 3.81 km. Po ashtu, PAL-V përdor motorin benzinë.

PAL-V në Holandë është tashmë në prodhim dhe dërgesat e para nga gjithsej 70 sosh deri më tash të bëra, pritet të arrijnë në vitin 2021. Gjithashtu, PAL-V ka dy ulëse dhe motorin me katër cilindra e kapacitet prej 230 kuajfuqi. Kjo veturë fluturuese mund të konvertohet nga një veturë me tre rrota në një “helikopter” në vetëm 10 minuta, dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 km në orë e arrin për vetëm 8 sekonda.

Karroceria e saj përbëhet nga fibra të karbonit, titani, alumini dhe peshon 1.500 kilogramë, si dhe kërkon një pistë prej 540 metrash për ngritje dhe vetëm 100 metra për ulje. Po ashtu, është e pajisur me një sistem vozitjeje të ngjashëm me atë të motoçikletës.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME